Vizioni dhe Misioni i Kishës
Vizioni
Vizioni ynë bazohet mbi atë urdhërim që vetë Jezusi u dha dishepujve të vet kur Ai ishte ende mes tyre.
“Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.”
Mateu 28:19-20
Vizioni i zgjeruar
Marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë
Zoti dëshiron që të ketë një marrëdhënie të ngushtë personale me ne. (Marku 1:35)
Marrëdhënie me të tjerët
Jemi bërë që të kemi miqësi, të jetojmë me të tjerët. (Gjoni 13:35)
Shpërndarja e Ungjillit
Ne ndajmë ungjillin e lirisë. (Mateu 28:19-20)
Misioni Ynë
Misioni ynë është të bëjmë dishepuj për Jezusin që ata të bëjnë dishepuj të tjerë. Ne jemi një grup besimtarësh të krishterë që ecim së bashku në një udhëtim me Perëndinë. Ne mësojmë dhe kuptojmë se kush është Jezusi. Njohim Fjalën e Tij dhe e zbatojmë atë në jetën tonë të përditshme. Qëllimi ynë është të ndihmojmë sa më shumë njerëz të njohin Atë dhe të kenë një jetë në fitore me anë të besimit në Zotin Jezus Krisht.
Kredoja jonë e besimit
Bibla
Bibla është e vetmja Fjalë e Perëndisë dhe është plotësisht e mjaftueshme për jetën. Ne e pranojmë Biblën si burimin e së Vërtetës, si një udhëzues të pagabueshëm në të gjitha gjërat në lidhje me doktrinën dhe praktikën e besimit. (2 Pjetrit 1:20-21, 1 Thesalonikasve 2:13, 2 Timoteut 3:16, 2 Timoteut 1:13, Psalm 119:105,160, Psalm 12:6, Fjalët e Urta 30:5)
Perëndia
Zoti është krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë. Ai ka ekzistuar përjetësisht në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Të tre janë të barabartë në natyrën e tyre hyjnore, janë shfaqur në role të ndryshme dhe janë një Zot i vetëm. (Mateu 28:19, 3:16-17, Zanafilla 1:1,26,27, Psalm 90:2, 1 Pjetri 1:2, 2 Korintasve 13:13)
Njeriu
Njerëzit janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit. (Zanafilla 1:27)
Vdekja dhe mëkati hynë në botë pas mëkatit të Adamit dhe Evës. (Romakëve 5:12)
Përmes përpjekjeve tona, ne nuk mund të jemi të drejtë para Zotit. (Romakëve 3:20)
Të gjithë ne varemi nga hiri i Zotit që na u dha përmes vdekjes së Krishtit. (Galatasve 2:21)
Pasi marrim shpëtimin, ne do të rritemi dhe do të bëhemi më shumë si Jezusi. (Romakëve 8:29)
Shpëtimi
Sepse është me anë të hirit që ju keni shpëtuar, përmes besimit. (Efesianëve 2:8)
Ne shpëtojmë me anë të hirit përmes besimit, jo përmes veprave tona. (Efesianëve 2:8-9)
Një besim i gjallë shprehet duke rrëfyer se Jezusi është Zot, duke u penduar për mëkatin dhe duke u pagëzuar. (Romakëve 10:9-10, Veprat 2:38)
Pagëzimi
Pagëzimi kryhet si bindje ndaj Fjalës së Zotit dhe është një veprim pas shpëtimit tashmë të marrë me anë të besimit. Pagëzimi dëshmon publikisht besimin e besimtarit dhe lënien e jetës së vjetër dhe fillimin e një jete të re duke i shërbyer Krishtit. Praktikohet duke u zhytur në ujë në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. (Mateu 28:19, Veprat 8:36, Kolosianëve 2:12)
Kisha
Kisha është trupi i Krishtit. Një marrëdhënie me Jezu Krishtin bën që të gjithë besimtarët të bëhen anëtarë të trupit të Tij, kishës. Ekziston një kishë e vërtetë universale, e përbërë nga të gjithë ata që e pranojnë Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot.
Qëllimi i kishës:
- Mësimi i doktrinës biblike
- Sigurimi i një vendi miqësie për besimtarët
- Respektimi i darkës së Zotit
- Lutja
- Anëtarët e trupit të Krishtit zhvillojnë dhe përdorin talentet dhe dhuratat nga Zoti. Nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e drejtuesave të kishës, anëtarët e saj do të punojnë së bashku në dashuri dhe unitet, me qëllim përfundimtar lavdërimin e Krishtit dhe bërjen e dishepujve nga të gjitha kombet.
(Veprat 2:42-47, Efesianëve 4:1-16, Mateu 28:19-20, Veprat 20:28)
Darka e Zotit
Përkujtojmë vdekjen e Krishtit derisa Ai të vijë. Kjo është një praktikë biblike edhe e dobishme për kishën. (1 Korintasve 11:23-26, Veprat 20:7)